Vizitë kortezie mes delegacionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë dhe Kryeministrit Rama

2024/7/4
Meeting with Prime Minister
Group Photo
    Të enjten, më 4 korrik, gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë (nën udhëheqjen e Takaki Katsumata, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme) zhvilloi një vizitë kortezie te Kryeministri Rama, duke zhvilluar një shkëmbim të frytshëm të pikëpamjeve për sfidat dhe nismat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri Rama shprehu përsëri mirënjohje për mikpritjen e Japonisë gjatë vizitës së tij në shkurt të vitit 2023 dhe takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Gjithashtu, data e takimit përkonte me datëlindjen e 60-të të kryeministrit Rama.