Vizitë kortezie mes delegacionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë dhe Mimi Kodhelit, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë
2024/7/4
Të enjten, më datë 4 korrik, gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë (nën udhëheqjen e Takaki Katsumata, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme) zhvilloi një takim me znj. Kodheli, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë. Të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, duke konfirmuar vlerat themelore të përbashkëta midis dy vendeve dhe rikonfirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm.