Vizitë kortezie mes kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj dhe delegacionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Japonez
2024/7/4
Të enjten, më datë 4 korrik, gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Japonez (i udhëhequr nga Takaki Katsumata, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme), zhvilloi një vizitë kortezie me Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit, pati shkëmbim mendimesh dhe pikëpamjesh mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë përmirësimin e shkëmbimeve ndërmjet njerëzve. Kryebashkiaku Veliaj njihet për admirimin dhe njohuritë e tij mbi Japoninë, vend ky të cilin e ka vizitur 3 herë.
Pas kësaj, në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari Veliaj i dha çelësin e qytetit të Tiranës deputetit Minoru Kiuchi, anëtar i delegacionit që vizitoi kryeqytetin dhe njëkohësisht kryetar i Komitetit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, në njohje të kontributit të tij në forcimin e marrëdhënieve midis Japonisë dhe Shqipërisë.
Deputeti Kiuchi vlerësoi zhvillimin ekonomik të jashtëzakonshëm të Tiranës dhe shprehu mirënjohjen për mikpritjen shqipëtare, duke afirmuar angazhimin e tij për të vazhduar përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.