Vizitë e Z. Yoichi Fukasawa, Zv/Ministër Parlamentar për Punët e Jashtme, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal- “Ceremoni Dorëzimi”)
2024/7/1
Të hënën, më datë 1 korrik, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve të radiografisë dixhitale në kuadër të programit Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin 2022. Në ceremoni mori pjesë Zv/Ministri Parlamentar për Punët e Jashtme, Z. Yoichi Fukasawa i cili po viziton Shqipërinë, si dhe ambasadorja Kato.
Z. Fukasawa u shpreh se shpreson që ky bashkëpunim do të rrisë numrin, cilësinë dhe sigurinë e diagnozave në këtë spital. Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ramosaçaj, si dhe drejtoresha e spitalit, Znj. Demaliaj shprehën vlerësimin e tyre për mbështetjen e Japonisë.