Vizitë e Z. Yoichi Fukasawa, Zv/Ministër Parlamentar për Punët e Jashtme, në një dojo të Federatës Shqiptare të Karatesë

2024/6/30
          

 
    Të dielën, më datë 30 qershor, Zv/Ministri Parlamentar për Punët e Jashtme, Z. Yoichi Fukasawa, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, vizitoi një dojo karateje të Federatës Shqiptare të Karatesë.

    Pas takimit me Z. Petrit Baba, President i Federatës Shqiptare të Karatesë dhe Z. Takeshi Sasakawa, instruktor karateje në Shqipëri, Z. Fukasawa vëzhgoi sesione praktike të zhvilluara nga fëmijët. Pas praktikës, delegacioni pati mundësinë të bisedonte me fëmijët që mësojnë karate.