Pjesëmarrja në eventin kulturor ndërkombëtar të Albanian International School
2024/6/7
Të premten, më datë 7 qershor, Ambasada e Japonisë mori pjesë në një aktivitet kulturor të organizuar nga AIS (Albanian International School). Në këtë aktivitet, studentët e AIS, të ndarë sipas klasës, krijuan stenda që përfaqësonin shtete të ndryshme nga e gjithë bota, përfshirë Japoninë, për të prezantuar kulturat e tyre të ndryshme.
Përveç ngritjes së stendave, në aktivitet u shfaqën dhe performanca në të cilat studentët prezantuan shtetet nëpërmjet këngëve dhe valleve tradicionale. Gjatë prezantimit për Japoninë, studentët performuan poezi haiku të krijuara prej tyre në anglisht, duke lejuar pjesëmarrësit e ngjarjes të përjetonin kulturat unike të secilit vend.
Ambasada e Japonisë ndau materiale promovuese dhe iu përgjigj pyetjeve nga studentët dhe pjesëmarrësit e eventit rreth Japonisë, duke promovuar kulturën japoneze.