Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Z. Kingji

2024/5/22


 
    Ambasadorja Kato vizitoi të mërkurën, më datë 22 maj, Gjeneralmajorin z. Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në zyrën e tij.
 
    Z.Kingji i bëri një prezantim Ambasadores Kato mbi kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në NATO dhe të tjera nisma ndërkombëtare. Ambasadorja Kato dhe Gjeneralmajor Kingji shkëmbyen mendime mbi forcimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Japoninë, gjithashtu një vend partner I NATO-s.