Dhurimi i Librave për Bibliotekën e Universitetit Bujqësor të Tiranës përmes Projektit "READ JAPAN", mbështetur nga Nippon Foundation dhe Tokio Foundation for Policy Research
2024/5/21
Të martën, më datë 21 maj 2024, Ambasadorja KATO mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të librave në Bibliotekën “Mentor Përmeti” të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Dhurimi u bë përmes projektit "READ JAPAN " i mbështetur nga Nippon Foundation dhe Tokyo Foundation for Policy Research.
Nippon Foundation filloi projektin READ JAPAN në vitin 2008 për të promovuar të kuptuarit e Japonisë përmes dhurimit të librave të lidhur me të në gjuhën angleze, në universitetet dhe bibliotekat në mbarë botën. Projekti administrohet nga Tokyo Foundation for Policy Research me mbështetjen e Nippon Foundation.
Bibliotekës iu dhuruan 157 libra të shkruar në gjuhën angleze të fokusuara në fusha si politika, ekonomia, kultura dhe jeta shoqërore në Japoni, duke shënuar donacionin e 14-të në Shqipëri në kuadër të këtij projekti, që nga viti 2011.

Në ceremoninë e dhurimit, ku morën pjesë edhe Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe znj. Renata Bardhi, Drejtore e Bibliotekës, ambasadorja Kato shprehu dëshirën që nëpërmjet këtij donacioni, për një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë në Shqipëri, studentët dhe anëtarët e fakultetit të thellojnë njohuritë e tyre për Japoninë dhe të forcohet mirëkuptimi i ndërsjellë midis dy vendeve. Ambasadorja Kato gjithashtu u shpreh se shpreson se marrëdhëniet e mira mes Ambasadës Japoneze dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës do të forcohen më tej.
Rektori Sallaku dhe drejtorja e bibliotekës Bardhi shprehën mirënjohjen e tyre për dhurimin e librave.
Rektori Sallaku dhe drejtorja e bibliotekës Bardhi shprehën mirënjohjen e tyre për dhurimin e librave.