Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Znj. Jona Suli

2024/5/16


 
    Ambasadorja Kato vizitoi të enjten, më datë 16 maj, znj. Jona Suli, Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), në zyrën e saj.
 
    SASPAC është një agjenci e re e themeluar në tetor të vitit 2021, me qëllimin e koordinimit të ndihmave ekonomike të huaja dhe formulimit të strategjive përkatëse të lidhura me to.
 
    Drejtoresha e Përgjithshme, Znj. Suli, I bëri një prezantim të punës së SASPAC Ambasadores Kato, si dhe shkëmbyen mendime për ofrimin e mbështetjes ekonomike për Shqipërinë.