Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro

2024/5/13


 
    Ambasadorja Kato vizitoi të hënën, më datë 13 maj, znj. Mirela Kumbaro, Ministre e e Turizmit dhe Mjedisit, në zyrën e saj. Ministrja Kumbaro ishte një ndër tre ministrat që shoqëruan Kryeministrin Rama në vizitën e tij në Japoni, në shkurt të vitit 2023.

    Ambasadorja Kato shkëmbeu mendime me ministren Kumbaro mbi promovimin e turizmit ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh në çështjet mjedisore.