Ambasadorja KATO vizitoi kompaninë Sews-Cabind Albania
2024/5/9
Të mërkurën, më datë 8 maj 2024, Ambasadorja KATO Kikuko vizitoi kompaninë Sews-Cabind Albania SHPK, në Kamëz, pranë Tiranës. Kjo kompani u themelua nga Sumitomo Electric Group, si një kompani e re, në gusht të vitit 2019 dhe është e specializuar në prodhimin sistemeve të kabllove elektrike të makinave.
Pas një prezantimi të kompanisë nga ana e Menaxherit të impiantit, z. Janusz Matusik, Koordinatorit të operacioneve z. Noboru Shigihara dhe stafit menaxherial të kompanisë, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë në ambjentet e fabrikës.
Ambasadorja Kato mirëpriti zhvillimin e biznesit të Sews-Cabind Albania dhe u shpreh se Ambasada e Japonisë vazhdon të mbështesë këtë kompani.
Ambasadorja Kato mirëpriti zhvillimin e biznesit të Sews-Cabind Albania dhe u shpreh se Ambasada e Japonisë vazhdon të mbështesë këtë kompani.