Pjesëmarrja në eventin kulturor ndërkombëtar të Universitetit Epoka

2024/5/9
Të mërkurën, më datë 8 maj, Ambasada e Japonisë mori pjesë në Panairin e Ditës së Kulturës, një aktivitet kulturor ndërkombëtar i organizuar nga Universiteti Epoka (një universitet privat pranë qytetit të Tiranës). Gjatë këtij eventi u ngritën stenda nga 16 vende pjesëmarrëse, duke përfshirë Japoninë, për tu dhënë studentëve dhe vizitorëve një mundësi të shkëlqyer për të përjetuar kulturën e këtyre vendeve. Ambasada e Japonisë shpërndau broshura promovuese me informacion mbi kulturën japoneze dhe ju përgjigj pyetjeve të studentëve rreth kulturës japoneze.
Epoka University international cultural event 1
Epoka University international cultural event 2
Në tetor 2023, Ambasada i dhuroi Universitetit Epoka 150 libra në lidhje me Japoninë, të shkruara në anglisht, përmes "Projektit të dhurimit të librave për të promovuar të kuptuarit e Japonisë" (READ JAPAN PROJECT) nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”.