Dhurimi i Librave për Bibliotekën Publike të Roskovecit përmes Projektit "READ JAPAN", mbështetur nga Nippon Foundation dhe Tokio Foundation for Policy Research

2024/5/2


 
    Të enjten, më datë 2 maj 2024, Ambasadorja KATO mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të librave në Bibliotekën Publike të Roskovecit. Dhurimi u bë përmes projektit "READ JAPAN " i mbështetur nga Nippon Foundation dhe Tokyo Foundation for Policy Research.
 
    Nippon Foundation filloi projektin READ JAPAN në vitin 2008 për të promovuar të kuptuarit e Japonisë përmes dhurimit të librave të lidhur me të në gjuhën angleze, në universitetet dhe bibliotekat në mbarë botën. Projekti administrohet nga Tokyo Foundation for Policy Research me mbështetjen e Nippon Foundation.
 
    Bibliotekës Publike të Rokovecit iu dhuruan 59 libra të shkruar në gjuhën angleze të fokusuara në fusha si politika, ekonomia, kultura dhe jeta shoqërore në Japoni, , duke shënuar donacionin e 13-të në Shqipëri në kuadër të ketij projekti, që nga viti 2011.

 


 
    Në ceremoninë e dhurimit, ku morën pjesë edhe znj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec dhe znj. Mimoza Hazizi, Drejtore e Bibliotekës, ambasadorja Kato shprehu dëshirën që përmes këtij donacioni të avancohet kuptimi për Japoninë mes miqve shqiptar në Roskovec. Në këtë mënyrë, mirëkuptimi i ndërsjellë midis Japonisë dhe Shqipërisë do të rritet më tej.


 


 
    Përpara ceremonisë së dhurimit, ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Kryebashkiaken Bufi. Ambasadorja Kato u shpreh e kënaqur që pas dhurimit të një kamioni për grumbullimin e mbetjeve dhe 50 kontenierëve me të njëjtin funksion, nëpërmjet Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP) në vitin 2023, bashkëpunimi me Roskovecin ka vazhduar më tej me dhurimin e librave. Ajo shprehu dëshirën për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Roskovecin. Kryebashkiakia Bufi u shpreh mirënjohëse për dhurimin e librave, dhe shpjegoi gjithashtu se është përmirësuar gjendja sanitare dhe po avancohet edukimi mjedisor përmes marrjes së kamionit për grumbullimin e mbetjeve dhe kontenierëve.


 


 
    Pas ceremonisë së dhurimit të librave, ambasadorja Kato vizitoi kamionin e grumbullimit të mbetjeve dhe kontenierët e dhuruar nga Japonia.