Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Z. Andrea Maliqari
2024/4/24

Të mërkurën, më datë 24 prill, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Prof. Dr. Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ambasadorja Kato shprehu mirënjohjen e saj për marrëdhëniet e mira mes universitetit dhe Ambasadës së Japonisë dhe shkëmbeu mendime me Rektorin Maliqari për mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të shkëmbimeve akademike dypalëshe.

Universiteti Politeknik i Tiranës është i vetmi institucion arsimor në Shqipëri ku mund të mësohet gjuha japoneze. Ambasadorja Kato vëzhgoi gjithashtu statusin aktual të pajisjeve të Laboratorit të Gjuhës Japoneze (LL) që Japonia i ofroi universitetit në vitin 2019.