Ambasadorja Kato merr pjesë në eventin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

2024/4/18


 
    Ambasadorja Kato mori pjesë dhe mbajti një fjalim të enjten, më datë 18 prill, në një pritje të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni (AJCCI).

 


 
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni (kryetar i së cilës është Konsull Nderi i Japonisë në Vlorë, Z. Ponari) u krijua në vitin 2022, në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Shqipërisë, dhe ka rreth 60 anëtarë, duke përfshirë kompani dhe individë shqiptarë që tregtojnë ose kanë lidhje me Japoninë.


 


 
    Ambasadorja Kato shprehu mirënjohjen e saj për faktin se krijimi i AJCCI ka përmirësuar marrëdhëniet ekonomike midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe u shpreh se Ambasada e Japonisë dëshiron të bashkëpunojë me anëtarët e AJCCI për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.