Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministrin e Drejtësisë, Z. Ulsi Manja

2024/4/16


 
    Ambasadorja Kato vizitoi të martën, më datë 16 prill, z. Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë, në zyrën e tij.

    Ambasadorja Kato shprehu respektin për përpjekjet e tij për reformën e sistemit të drejtësisë, e cila është kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe shkëmbeu mendime me ministrin Manja për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e drejtësisë.