Ambasadorja Kato merr pjesë në takimin me Këshillin e Ambasadorëve të Shqiptarë

2024/4/11


 
    Të enjten, më datën 11 prill, Ambasadorja Kato ishte e ftuar në një takim me anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

    Ambasadorja Kato foli mbi politikën e jashtme të Japonisë (përfshirë nismën për Azinë Paqësore të Hapur dhe të Lirë dhe Iniciativën për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor) si dhe marrëdhëniet Japoni-Shqipëri, ndjekur nga një shkëmbim i pikëpamjeve.

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një OJQ e përbërë nga ish-ambasadorë shqiptarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e themeluar në vitin 2018, me synimin për të dhuruar këshillim mbi diplomacinë shqiptare, bazuar në përvojat e tyre dhe nga një këndvështrim jopartiak.