Ambasadorja Kato merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të paneleve diellore mbështetur nga UNDP në qytetin e Dibrës

2024/4/4

 
    Ambasadorja Kato, së bashku me znj. Merino, përfaqësuese e Zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri, morën pjesë të enjten, më datë 4 prill, në ceremoninë e dorëzimit të paneleve diellore në qytetin e Dibrës, në kuadër të projektit të Dekarbonizimit dhe Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike të UNDP-së.
 
    Qeveria e Japonisë ka kontribuar me 859,000 USD në buxhetin suplementar të FY Reiwa 3 (2021) për projektin e sipërpërmendur të UNDP-së (instalimi i paneleve diellore në katër qytete të Shqipërisë, përfshirë Dibrën). Si rezultat, panelet diellore janë instaluar në godinën e bashkisë, dy shkolla fillore dhe në një shkollë të mesme në qytetin e Dibrës.

 

 
    Në ceremoninë e dorëzimit, Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Z.Spahiu, shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë Japoneze dhe UNDP. Ambasadorja Kato u shpreh se shpreson se instalimi i paneleve diellore do të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë elektrike, edhe përtej prodhimit të energjisë hidroelektrike (*) në ​​qytetin e Dibrës dhe të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, ky do të jetë një hap drejt stabilizimit të furnizimit me energji elektrike dhe progresit të "Kontributit të Përcaktuar Kombëtar (KKD)” të Shqipërisë sipas Marrëveshjes së Parisit.
 
    (*)Shqipëria prodhon rreth 90% të energjisë elektrike nga hidrocentralet.