Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Znj. Elisa Spiropali

2024/4/2


 
    Ambasadorja Kato vizitoi të martën, më datë 2 prill, znj. Elisa Spiropali, Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në ambjentet e Kryeministrisë.

    Ambasadorja Kato shkëmbeu mendime me Ministren Spiropali për forcimin e marrëdhënieve mes Japonisë dhe Shqipërisë, duke përfshirë promovimin e shkëmbimeve parlamentare.