Mesazhi nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Yoko Kamikawa me Rastin e Festës së Novruzit

2024/3/20
    Më 20 mars, Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, postoi ​​mesazhin e mëposhtëm me rastin e festës së Novruzit.
 
    Dëshiroj t’i shpreh urimet e mia të përzemërta qytetarëve të Japonisë dhe atyre në mbarë botën që festojnë Novruzin.

    Sot, në Japoni, është gjithashtu "Dita e Ekuinoksit të Pranverës", një kremtim kombëtar që feston natyrën dhe jetën. Me ardhjen e ngrohtësisë së pranverës, është koha për të shijuar në të gjithë Japoninë, çeljen e luleve të qershisë dhe jo vetëm.

    Me rastin e Festës së Novruzit, ju uroj sinqerisht një vit të mrekullueshëm! Gjithashtu, dua të shpreh dëshirën time për të bashkëpunuar me të gjithë, për ta bërë këtë vit të ri plot shpresë.