Vizita e Federatës Shqiptare të Xhudos

2024/3/12


 
    Në datën 12 mars, Ambasadorja Kato mirëpriti në një vizitë kortezie Presidentin e Federatës Shqiptare të Xhudos, Z. Dashnor Xhixho, dhe anëtarë të tjerë të federatës.  

 


 
    Federata Shqiptare e Xhudos është nderuar me Çmimin e Mirënjohjes së Ministrit të Jashtëm 2023. Ambasadorja Kato falenderoi Federatën Shqiptare të Xhudos për kontributin në promovimin e arteve marciale Japoneze dhe shkëmbeu mendime për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sportit mes Japonisë dhe Shqipërisë.