Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së për Shqipërinë, Znj. Fiona McCluney

2024/3/1


 
    Të premten, më datë 1 mars, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së për Shqipërinë, Znj. Fiona McCluney.
 
    Znj. McCluney mbikëqyr 19 zyra të Sekretariatit dhe Agjencive të OKB-së në Shqipëri. Gjatë takimit, Znj. McCluney shprehu vlerësimin e saj për kontributin e Japonisë në Zyrat e Koordinatorëve Rajonal të OKB-së (në total 130 zyra në mbarë botën).

    Gjatë takimit Ambasadorja Kato dhe znj. McCluney shkëmbyen opinione mbi aktivitetin e OKB-së në Shqipëri.