Ambasadorja Kato merr pjesë në aktivitetin kulturor të Shoqatës JICA Alumni në Shqipëri

2024/2/23
          


 
    Të premten, më datë 23 shkurt, Ambasadorja Kato mori pjesë në një aktivitet kulturor të organizuar nga Shoqata JICA Alumni Shqipëri (JAAA). Kjo shoqatë është krijuar 27 vite më parë dhe ka më shumë se 600 anëtarë që kanë marrë pjesë në trajnime në Japoni ndër vite.
 
    Ambasadorja Kato uroi anëtarët e shoqatës për rolet e tyre të rëndësishme në Shqipëri dhe u shpreh se Ambasada e Japonisë do të vijojë bashkëpunimin me Shoqatën JICA Alumni Shqipëri, për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

    Gjatë këtij aktiviteti, anëtarët e stafit të zyrës së JICA në Beograd zhvilluan një ceremoni çaji duke mundësuar kështu një prezantim të kulturës japoneze te gjithë të pranishmit.