Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci
2024/2/27
Të martën, më 27 shkurt, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Shkodrës dhe zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, në ambjentet e bashkisë. Gjatë takimit Ambasadorja Kato shprehu vlerësimin e saj për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e krijuar mes Bashkisë Shkodër dhe Japonisë dhe shkëmbeu mendime për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.