Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Albana Koçiu
2024/2/15
Të enjten, në datë 15 shkurt, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Albana Koçiu, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Prej vitesh, Japonia mbështet Shqipërinë në fushën e shëndetësisë nëpërmjet skemave të ndryshme, përfshirë edhe skemën e Granteve të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal.
Ambasadorja Kato u shpreh e lumtur që mbështetja e Japonisë ka ndikuar në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, dhe shkëmbeu opinione me Ministren Koçiu lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë.