Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Prrenjasit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2024/2/14
Në datë 14 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së kontratës së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane për Bashkinë e Prrenjasit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadorja Kato dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Z. Nuri Belba.
Në kuadër të këtij projekti, do të financohet blerja e një makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane për bashkinë. Gjatë ceremonisë, Ambasadorja Kato uroi që ky bashkëpunim të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe të përmirësojë kushtet mjedisore në Bashkinë Prrenjas. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Z. Belba shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.