Firmoset Marrëveshja e Grantit me Shoqatën AFPRA për Projektin për Blerjen e një makine zjarrfikëse për Bashkinë Gramsh (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2024/2/12
Më 12 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine zjarrfikëse për Bashkinë e Gramshit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadorja Kato dhe Kryetari i Shoqatës AFPRA (Albanian Fire and Rescue Association), Z. Alban Laçi. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) të Bashkisë Gramsh, Z. Ilir Llapushi dhe Drejtori Ekzekutiv i AFPRA Z. Vaso Peja.
Përmes këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine zjarrfikëse të re për bashkinë Gramsh. Gjatë ceremonisë, Ambasadorja Kato uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarreve dhe shpëtimit në Bashkinë Gramsh. Nga ana e tyre përfaqësuesit e AFPRA dhe Shefi I MZSH-së së Gramshit shprehën falënderimet e tyre për këtë bashkëpunim.