Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Librazhdit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2024/2/8
Më 8 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine zjarrfikëse për Bashkinë Librazhdit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadorja Kato, dhe Kryetari i Bashkisë Librazhd, Z. Mariglen Disha.
Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine zjarrfikëse të re për bashkinë. Gjatë ceremonisë, Ambasadorja Kato uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarreve dhe shpëtimit në Bashkinë Librazhd. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Disha shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.