Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Znj. Delina Ibrahimaj

2024/2/9


 
   Të premten, në datë 9 shkurt, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Znj. Delina Ibrahimaj, në ambientet e Kryeministrisë.
 
   Gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar, Ministrja Ibrahimaj shoqëroi Kryeministrin Rama në vizitën e tij në Japoni.

   Ambasadorja Kato shprehu vlerësimin e saj për ecurinë e mirë të marrëdhënieve ekonomike mes Japonisë dhe Shqipërisë, dhe shkëmbeu opinione me Ministren Ibrahimaj lidhur me me zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.