Firmoset Granti për “Projektin për Pajisjen e Spitalit Rajonal Shkodër me një Sistemi Histeroskopie” në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2024/2/7
Më datë 6 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Pajisjen e Spitalit Rajonal Shkodër me një Sistem Histeroskopie”. Kontrata e grantit u firmos nga Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Sh.S.Znj. Kikuko KATO, dhe Z. Senad HALLUNAJ, Drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një pajisje e re histeroskopie për kryerjen e diagnostifikimeve dhe ndërhyrjeve gjinekologjike pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës. Ambasadorja KATO u shpreh se ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor të ofruar nga Departamenti i Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjatë ceremonisë Drejtori i Spitalit Z. HALLUNAJ shprehu falenderimet e tij për projektin.