Ambasadorja Kato zhvillon takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj
2024/2/7
Në datën 6 shkurt, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Z. Veliaj e ka vizituar dhe e njeh mjaft mirë Japoninë. Ai ka kontribuar në përforcimin e marrëdhënieve Japoni-Shqipëri që prej hapjes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë.
Ambasadorja Kato falenderoi z. Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin për promovimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe shkëmbeu opinione me z. Veliaj për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.