Ambasadorja Kato zhvillon një takim kortezie me Ministrin e Brendshëm, Sh.T.Z. Taulant Balla

2024/2/1
   
   Të martën, më datë 30 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e Brendshëm, Sh.T.Z. Taulant Balla. Ministri Balla ka vizituar Japoninë në vitin 2019 dhe e njeh mjaft mirë vendin.
 
   Ambasadorja Kato shprehu vlerësimin e saj për punën e Ministrit Balla për garantimin e sigurisë së rezidentëve dhe turistëve japonezë në Shqipëri dhe shprehu dëshirën e saj për vijimësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.