Ambasadorja Kato zhvillon një takim kortezie me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni, Z. Laert Duraj

2024/2/1

  Të mërkurën, më datë 31 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni, Z. Duraj.

  Gjatë muajit shator të vitit të kaluar, Z. Duraj kryesoi një delegacion të anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë gjatë vizitës së tyre në Japoni. Ai ka punuar me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe në aspektin ekonomik si dhe për shkëmbimin mes parlamentarëve të dy vendeve.
 
  Ambasadorja Kato shprehu vlerësimin e saj për punën e Z. Duraj në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe uroi vijimësinë e këtij bashkëpunimi.