Thirrje për Donacione për Tërmetin e Gadishullit Noto, 2024

2024/1/31
Pas tërmetit me qendër në Gadishullin Noto të Prefekturës së Ishikawa-s, 2024, ju mund të kryeni një donacion për të prekurit në mënyrën e mëposhtme për sa vijon:
 
1.         Ambasada e Japonisë
   Ambasada e Japonisë në Shqipëri po pranon donacione me para në dorë në recepsionin e Ambasadës. Të gjitha donacionet e marra do të derdhen në llogarinë e qeverisë Japoneze ose të Shoqërisë së Kryqi të Kuq Japonez dhe do t’i shpërndahen njerëzve të prekur si “Donacione”. Ju lutem të na njoftoni pranë recepsionit tonë se për cilën nga organizatat do të dëshironi të kryeni donacionin.
Ambasada e Japonisë në Shqipëri po përgatitet gjithashtu të hapë llogari bankare për marrjen e donacioneve. Ne do të njoftojmë më tej në përfundim të këtij procesi.
 
2.         Zyra e Qeverisë së Prefekturës së Ishikawas
   Prefektura e Ishikawas, në bashkëpunim me Degën e Shoqërisë së Kryqi të Kuq Japonez dhe fondin e ndihmës së Kyodobokin në Prefekturën e Ishikawas, ka pranuar donacione në llogarinë e mëposhtme bankare duke filluar nga data 4 Janar 2024 deri në 27 Dhjetor 2024, me qëllim mbështetjen e njerëzve të prekur nga Tërmeti.
 
NAME OF BANK: THE HOKKOKU BANK,LTD.
NAME OF BRANCH: KENCHOU BRANCH
SWIFT CODE: HKOKJPJT
ACCOUNT NO.: 103-0028593
BENEFICIARY’S NAME:
ISHIKAWAKENREIWA6NENNOTOHANTOUJISHINSAIGAIGIENKIN
BENEFICIARY’S ADDRESS: 1-1 Kuratsuki Kanazawa Ishikawa 920-8203 Japan
                                    * Faqja e Internetit e Prefekturës së Ishikawas:
                                    https://www.pref.ishikawa.lg.jp/suitou/gienkinr0601.html
 
3.         Shoqëria e Kryqi të Kuq Japonez
Shoqëria e Kryqit të Kuq Japonez po pranon donacione në llogarinë e mëposhtme bankare”:
 
 
NAME OF BANK: SUMITOMO MITSUI BANKING CORPORATION
NAME OF BRANCH: GINZA BRANCH
SWIFT CODE:           SMBCJPJT
ACCOUNT NO.: 026-8727273
BENEFICIARY’S NAME: Japanese Red Cross Society
BENEFICIARY’S ADDRESS: 1-1-3, Shiba Daimon, Minato-ku, Tokyo, Japan
BENEFICIARY’S PHONE NUMBER: +81-3-3438-1311