Ambasadorja Kato zhvillon një takimi kortezie me Konsullin e Nderit të Japonisë në Vlorë dhe njëkohësisht Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Z.Avni Ponari
2024/1/29
Ditën e premte, më datë 26 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me Konsullin e Nderit të Japonisë në Vlorë, dhe njëkohësisht Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Z. Avni Ponari.
Z. Ponari, ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike Japoni-Shqipëri fillimisht si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë para hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, dhe pas hapjes së Ambasadës, si Konsull Nderi i Japonisë në Vlorë. Z. Ponari është gjithashtu President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni që nga themelimi i dhomës në vitin 2022.
Ambasadorja Kato falënderoi Z. Ponari për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënive Japoni-Shqipëri dhe shprehu dëshirën e saj për të vazhduar këtë bashkëpunim për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrdhënieve sidomos në aspektin ekonomik.