Eventi me rastin e Ekspozitës Udhëtuese “NINGYŌ: Arti dhe Bukuria e Kukullave Japoneze” të Fondacionit Japonez
2024/1/27

Të mërkurën, më datë 24 janar 2024, Ambasada e Japonisë në Shqipëri organizoi një event me rastin e Ekspozitës Udhëtuese “NINGYŌ: Arti dhe Bukuria e Kukullave Japoneze” të Fondacionit Japonez. Eventi nisi me përshëndetjen e Ambasadores Kato për të ftuarit.
Kjo ekspozitë udhëtuese e Fondacionit Japonez po organizohet nga Ambasada së bashku me Galerinë e Artit Tiranë (GAT) nga data 11 janar deri më 2 shkurt 2024.
Në këtë event, drejtoresha e GAT-it, znj. Edit Pula përshëndeti gjithashtu të ftuarit. Në aktivitet morën pjesë z. Jonid Jorgji, Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative Tiranë, Ambasadorë, anëtarë të bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni me seli në Shqipëri si dhe të ftuar të tjerë që kanë marrëdhënie të ngushta me Japoninë.
Ambasadorja Kato e nisi përshëndetjen e saj, duke shprehur mirënjohje për mesazhet e përzemërta të marra nga dashamirësit dhe trupi diplomatik në Shqipëri me rastin e tërmetit që goditi Gadishullin e Notos. Në vijim Ambasadorja Kato tha se ishte shumë e kënaqur që mundi të organizojë këtë ekspozitë udhëtuese së bashku me GAT-in në Tiranë.
Ajo më tej shpjegoi se kjo ekspozitë pasqyron një imazh gjithëpërfshirës të historisë dhe sfondit kulturor të kukullave japoneze përmes 67 kukullave të përzgjedhura e të ardhura nga Japonia. Më tej, Ambasadorja shprehu dëshirën që shkëmbimet kulturore dhe mirëkuptimi i ndërsjellë midis Japonisë dhe Shqipërisë, të zgjerohet, përtej miqësisë dypalëshe 100-vjeçare.
Vizitorët ndoqën me shumë interes kukullat së bashku me shpjegimin përkatës për secilën, në Shqip dhe Anglisht.