Ambasadorja Kato zhvillon takim me ish-ambasadorin e Shqipërisë në Japoni, SH.T.Z.Bujar Dida dhe Znj.Reko Dida

2023/12/26

Më 22 dhjetor 2023, Ambasadorja Kato u takua me ish-ambasadorin e Shqipërisë në Japoni, SH.T.Z. Bujar Dida dhe Znj.Reko Dida, në zyrën e saj. Ata shkëmbyen mendime mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke u fokusuar kryesisht në promovimin e gjuhës japoneze në Shqipëri.
 
Ambasadori Dida dhe Znj. Dida i uruan mirëseardhjen Ambasadores Kato dhe shprehën vullnetin e tyre për të bashkëpunuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen.