Në 12 prill, u realizua ceremonia e dorëzimit të një aparature endoskopie gastrointestinale, për Spitalin Rajonal të Shkodrës. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Spitalit të Shkodrës.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor të diagnostikimit dhe mjekimit të pacientëve në qendrën gastrointestinale të Spitalit Rajonal Shkodër. Nga ana e saj, Drejtoresha e Spitalit znj. Halili shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.
Ambasadori Takada zhvilloi një vizitë kortezie me kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, z. Spahia, i cili mori detyrën në mars të këtij viti. Kryebashkiaku Spahia si mjek, falënderoi qeverinë Japoneze për mbështetjen e dhënë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.