Ambasadori Takada viziton Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar
2021/7/13
Në 8 korrik, Ambasadori Takada vizitoi zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar ku dhe zhvilloi një takim me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar z. Fidel Ylli. Gjatë takimit ata diskutuan rreth qëndrimit të skuadrës olimpike të Shqipërisë në Japoni dhe masave të sigurisë ndaj Covid-19 gjatë këtyre Lojrave. Ambasadori Takada i dorëzoi z. Ylli maskotat zyrtare të Lojrave Olimpike Tokjo 2020 dhe e informoi atë se tashmë përgatitjet për pritjen e sportistëve kanë përfunduar. Ai gjithashtu i uroi skuadrës shqiptare suksese.
Pas takimit, z. Ylli e shoqëroi Ambasadorin në sallën e lojrave me dorë të pallatit të sportit Tirana Olimpik Park.