Firmoset Granti i “Projektit për Pajisjen e Repartit Obstetrik-Gjinekologjik të Spitalit Rajonal të Lezhës me një Aparaturë Laparoskopie” në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2021/2/24
Më datë 18 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit të “Projektit për Dhurimin e Një Pajisje Laparoskopie në Departamentin Obstetrik-Gjinekologjik të Spitalit Rajonal të Lezhës”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Leon KAZA Drejtor i Spitalit Rajonal të Lezhës.
 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një aparature të Laparoskopisë.
Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij që kjo pajisje do të përmirësojë kushtet e diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve me probleme gjinekologjike në Rajonin e Lezhës. Kjo do të mundësojë ofrimin e shërbimeve mjekësore më efektive, më të sigurta dhe të një cilësie më të lartë. Gjatë ceremonisë Drejtori i Spitalit Z. KAZA shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.