Ambasadori Takada zhvillon takim kortezie me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z. Ardi VELIU

2021/1/29


Më datë 26 janar, Ambasadori Takada vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku zhvilloi një takim kortezie me Z. Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ambasadori i shprehu mirënjohjen e tij Z. Veliu për mbështetjen e vazhdueshme, dhe uroi për zhvillim të bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen. Ambasadori gjithashtu i foli Drejtorit të Përgjithshëm mbi rëndësinë e sigurisë së bizneseve japoneze në Shqipëri dhe uroi për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me Ambasadën e Japonisë.
Drejtori i Përgjithshëm Z. Veliu shprehu vullnetin e tij të plotë për të vazhduar dhe zgjeruar më tej bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Japonisë, dhe uroi që eksperienca e Ambasadorit në botën e biznesit do të ndihmojë në promovimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Japoni.