Ambasadori Takada zhvillon takim kortezie me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme

2021/1/20


Më datë 19 janar, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.S.Znj. Olta Xhaçka.
 
Ambasadori Takada tha se do të donte të vazhdonte të mbështeste Shqipërinë përmes "Nismës për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor" dhe bashkëpunimit zyrtar për zhvillim, si dhe do të bëjë përpjekje maksimale për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë, përfshirë edhe në fushën ekonomike.
 
 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.S.Znj. Olta Xhaçka, falënderoiQeverinë e Japonisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht pas tërmetit dhe gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, dhe tha se ajo do të donte të bashkëpunonte me Japoninë në një gamë të gjerë fushash si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.