Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes me Fondin e Ballkanit Perëndimor për projektin e ri

2021/1/8
      


Qeveria e Japonisë së fundmi ka vendosur të mbështesë së bashku me Fondin e Ballkanit Perëndimor një projekt të ri, në kuadër të Nismës për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor. Z. TAKADA Mitsuyuki, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri dhe z. Gjergj Murra, Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor nënshkruan një kontratë bashkëpunimi për këtë ndihmë.
Përmes këtij bashkëpunimi, nën spektrin e pandemisë COVID-19 do të qartësohen problemet e rajonit dhe do të promovohet bashkëpunimi rajonal duke përpiluar një raport mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në shoqërinë civile që operon në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në rolin e kësaj shoqërie civile.
Në ceremoninë e firmosjes, z. Murra shprehu mirënjohjen e tij ndaj Qeverisë së Japonisë për angazhimin në këtë rajon, ndërkohë që Ambasadori Takada tha se shpreson që kjo marrëveshje do të çojë në promovimin e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor.