Shfaqja e “Butoh”

2018/5/25
24 maj – Ambasada e Japonisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës  organizuan tek “Reja” një shfaqje të kërcimit “Butoh” nga znj. Sayoko Onishi, kërcimtare “Butoh”, rezidente në Siçili, Itali. Shfaqja solli sëbashku rreth 250 spektatorë, para të cilëve Ambasdori Ito, Kryebashkiaku Veliaj dhe znj. Pula, këshilltare kulturore në Bashkinë e Tiranës mbajtën fjalën e përshëndetjes. Pjesëmarrësit u impresionuan nga emocionet e pafundme që znj. Onishi përcolli me anë të lëvizjeve së trupit të saj gjatë kësaj shfaqjeje të veçantë. Në të njëjtën ditë, gjatë paradites, znj. Onishi organizoi edhe një seminar ku morën pjesë shumë studentë.