Ambasadori i Japonisë u shpërndan çertifikata
2017/6/18
Më datë 18 Qershor, Ambasadori Ito mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të Kursit 3-ditor për gjuhën Japoneze, e cila u zhvillua në ambjenetet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjatë ceremonisë Ambasadori Ito u shpërndau çertifikatat e përfundimit të kursit rreth 60 studentëve të Universitetit Politeknik dhe Universiteteve të tjera, të cilët kishin marrë pjesë në këtë kurs të veçantë.
Z. Otani, mësues në Qendrën Japoneze të Kultures në Romë dhe Znj. Dida bashkëshortja e ish-Ambasadorit të Shqipërisë në Japoni ishin lektorët e këtij kursi të veçantë tre ditorë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave ishin gjithashtu të pranishëm edhe ish-Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Z. Bujar Dida dhe Z. Kujtim Xhani, Drejtor i Drejtorisë së Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Po atë ditë, pak para fillimit të ceremonies, Ambasadori Ito zhvilloi një bisedë me Zëvendës Rektoren e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Asoc. Znj. Elfrida Shehu dhe me Dekanin e Fakultetit të Inxhinjerisë Matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës, Z. Ligor Nikolla, mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Japonisë në të ardhmen.
|
|






|