Ambasadori Makoto Ito i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës.
2017/6/6
Më date 6 Qershor 2017, Ambasadori Makoto Ito i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij Z. Bujar Nishani.
Gjatë ceremonisë Ambasadori Ito shprehu mirënjohjen e tij ndaj Qeverisë Shqipëtare për mbështetjen që kjo e fundit i ofroi Qeverisë së Japonisë për hapjen e Ambasadës në Tiranë.
Ambasadori Ito gjithashtu shprehu dëshirën e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis dy shteteve përkatëse, si Ambasadori i Parë rezident në Tiranë.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ekonomike nga ana e Qeverisë Japoneze përgjatë viteve, si dhe dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, midis të tjerash në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.
|
|



|