Përshëndetje e Ambasadorit TAKADA

2023/1/4


 
Gëzuar Vitin e Ri!
Ju uroj shëndet dhe shumë lumturi.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në aktivitetet e Ambasadës.
 
Viti i kaluar ishte viti i ndryshimeve dhe trazirave të mëdha në çështjet botërore dhe ekonomike, duke filluar me pushtimin rus të Ukrainës dhe vazhduar me në situatën e Covid-19. Shqipëria bëri një hap të ri përpara në korrikun e kaluar me betimin e Presidentit Begaj dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Viti 2022, ishte gjithashtu një vit historik për Shqipërinë dhe Japoninë, pasi të dy vendet shënuan 100 vjetorin e miqësisë.
Gjatë “Javës Kulturore të Japonisë”, e cila u organizua në tetor 2022, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e artistëve japonezë dhe institucioneve dhe kompanive shqiptare, shumë shqiptarë përjetuan drejtpërdrejt kulturën japoneze nëpërmjet aktiviteteve si Ikebana (rregullim lulesh në mënyrën japoneze), ceremonia e çajit, Unagi-no-Kabayaki. (Gatimi i ngjalave në zgarë me salcë Unagi), koncerte klasike dhe Kupa e Ambasadorit për Karatenë dhe Xhudon.
 
Këtë vit, Japonia dhe Shqipëria do të luajnë rol të rëndësishëm diplomatik, si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shpresoj që të dy vendet tona të punojnë së bashku më ngushtë se kurrë më parë dhe dhe të përmbushin këto përgjegjësi të rëndësishme.
 
Sapo kemi nisur kapitullin e ri drejt 200-vjetorit të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe të gjithë ne në Ambasadë do të angazhohemi të punojmë së bashku për të forcuar dhe intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona.
 
Pres me padurim të bashkëpunoj me ju në vitin 2023.

 
4 Janar 2023
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Japonisë në Shqipëri
TAKADA Mitsuyuki