Ambasadorja Kato merr pjesë në seminarin e Grupit TOPPAN
2026/10/7

Të hënën, më 5 Tetor, Ambasadorja Kato mori pjesë në një seminar të organizuar nga Grupi TOPPAN (i cili u zhvillua në një hotel në Tiranë), ku mbajti edhe fjalën e hapjes.

Ky seminar u organizua nga një kompani pjesë e grupit të kompanisë japoneze TOPPAN Holdings, Inc. Ai mblodhi së bashku përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe ekspertë nga kompani të lidhura me këtë fushë, të angazhuar në avancimin e transformimit digjital. Gjatë seminarit u mbajtën prezantime mbi ekspertizën dhe përvojën e Grupit TOPPAN në zgjidhjet digjitale, të cilat u pasuan nga një diskutim.
Në seminar morën pjesë gjithashtu z. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, dhe z. Saimir Kapllani, CEO i Albania Digital Solutions (ADS), të cilët mbajtën gjithashtu fjalime.

Në fjalën e saj të hapjes, Ambasadorja Kato vlerësoi organizimin e këtij seminari të dytë të specializuar nga Grupi TOPPAN. Në vijim, ajo iu referua samitit dypalësh Japoni–Shqipëri, të zhvilluar në Tokio në muajin Maj të këtij viti. Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i Japonisë dhe Shqipërisë, si partnerë të rëndësishëm që ndajnë vlera të përbashkëta, për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin ekonomik.
Ambasadorja Kato nënvizoi rëndësinë e këtij seminari në funksion të zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe të bashkëpunimit mes bizneseve të të dy vendeve, duke shprehur njëkohësisht urimet për mbarëvajtjen dhe suksesin e aktivitetit.
Ajo theksoi gjithashtu se mbështetja e kompanive japoneze përbën një ndër prioritetet e rëndësishme të veprimtarisë së Ambasadës së Japonisë dhe riafirmoi angazhimin e Ambasadës për të vijuar mbështetjen ndaj kompanive japoneze që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri.