Vizitë kortezie e Zëvendësministrit Parlamentar të Mbrojtjes, Yohei Wakabayashi, me Ministrin e Mbrojtjes Nufi

2026/9/14
   Të hënën, më 14 shtator, Zëvendësministri Parlamentar i Mbrojtjes, Yohei Wakabayashi i cili po viziton Shqipërinë si zyrtari i parë i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë zhvilloi një vizitë kortezie me Ministrin e Mbrojtjes Nufi (Shkëlqesia e Tij, Z. Ermal Nufi) në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
 
  
     Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi nxitjen e shkëmbimeve në fushën e mbrojtjes mes Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të vështirë.