Ambasadorja Kato mori pjesë në seminarin pasues të programit të trajnimit të JICA-s “Menaxhimi dhe Operimi i Transportit Publik Urban në Ballkanin Perëndimor”.
2026/5/13

Të mërkurën, më 13 maj, Ambasadorja Kato, me ftesë të Zyrës së JICA-s në Ballkan, mori pjesë në seminarin pasues të programit të trajnimit “Menaxhimi dhe Operimi i Transportit Publik Urban në Ballkanin Perëndimor”, të zhvilluar në Tiranë, ku mbajti edhe fjalën e hapjes.
Ky seminar, i cili shërbeu si aktiviteti përmbyllës i programit të trajnimit të JICA-s për katër vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina), kishte si qëllim përmirësimin e kapaciteteve në menaxhimin dhe operimin e transportit publik.Në të morën pjesë 12 pjesëmarrës të trajnimit nga rajoni, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, si dhe nga Matsuyama (Prefektura Ehime) dhe Sakaide (Prefektura Kagawa), qytete që kontribuan në zbatimin e programit. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga selia qendrore e JICA-s, JICA Shikoku dhe Zyra e JICA-s për Ballkanin.
Gjatë seminarit u prezantuan dhe u ndanë rezultatet kryesore të trajnimit.

Ambasadorja Kato shprehu besimin se rezultatet e këtij trajnimi, përfshirë njohuritë e përfituara nga pjesëmarrësit gjatë qëndrimit në Japoni, do të vihen në zbatim në mënyrë efektive jo vetëm në bashkitë dhe vendet e tyre, por edhe në përmirësimin e menaxhimit dhe operimit të transportit urban, një sfidë e përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo theksoi gjithashtu se programi i trajnimit i JICA-s pasqyron angazhimin e Japonisë për të mbështetur reformat ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kuadër të “Nismës për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”.
Në përfundim, ajo shprehu mirënjohjen e saj ndaj të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë program, në veçanti ndaj qyteteve të Matsuyama dhe Sakaide, për bashkëpunimin dhe mikpritjen e treguar ndaj pjesëmarrësve.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Znj. Anuela Ristani, në cilësinë e përfaqësueses së qytetit mikpritës të këtij seminari, mbajti fjalën përshëndetëse. Kjo është hera e dytë që Tirana pret një seminar në kuadër të programit të trajnimit të JICA-s.
Gjithashtu, përfaqësues nga Matsuyama dhe Sakaide, të ardhur nga Japonia, ndanë përvojën e tyre në menaxhimin dhe operimin e transportit urban në qytetet përkatëse.

Pas përfundimit të seminarit, Ambasadorja Kato organizoi një pritje me synim përforcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet pjesëmarrësve.